Prezantuesja e njohur, Oprah Winfrey ka zbuluar se medikamenti për humbje peshe GLP-1, të cilin nisi ta përdorte në 2023, papritmas i ka ulur dëshirën për të pirë alkool. Në një intervistë të re për People, themeluesja e OWN foli hapur për mënyrën se si ky medikament, që ajo e përdor për rreth dy e gjysmë vite, ka transformuar marrëdhënien e saj me ushqimin dhe ushtrimet fizike, përveçse i ka zhdukur shijen për alkool.
“Fakti që nuk kam më dëshirë për të është me të vërtetë i mahnitshëm,” tha Winfrey. Legjenda e talk-show-ve, pranoi se dikur ishte në gjendje të pinte më shumë se të gjithë në tavolinë.
“Një natë kam pirë 17 shotsa. Nuk kam pirë asnjë gotë prej vitesh. Fakti që nuk kam më dëshirë për të, është me të vërtetë e mahnitshme”. Ajo gjithashtu u shpreh hapur për përpjekjet e saj me peshën dhe se më parë mendonte se sfidat e saj lidhen me disiplinën dhe forcën e vullnetit.
“Mendoja se ishte çështje disipline dhe vullneti. Por ndalova së fajësuari vetveten.” Prezantuesja zbuloi se ishte pre-diabetike dhe kishte kolesterol të lartë, pavarësisht përpjekjeve për të pranuar trupin e saj më të madh.



