Mëngjesin e kësaj të mërkure ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” konkurrenti i “Për’puthen”, Keijsi Hyseni. Në këtë intervistë, ai ka treguar se si ka marrë vendimin për t’u bërë pjesë e programit të dashurisë.

 “Nisi si lojë. E para, që të tregoja nëse arrin të bëhet një tip si i imi pjesë e programit. E dyta, doja të tregoja karakterin tim, që ka edhe kështu djem. Njerëzit shikojnë një gjë që nuk është parë më herët në atë emision. Unë nuk di të bëj show, përpiqem ta bëj gjithçka si e ndjej. Këtë seriozitetin e marrëdhënies dhe protektivitetin ndaj të gjithëve që sulmohen, këtë nuk e kanë parë në sezonet e kaluara”, tha Keijsi.

Gjithashtu ai foli edhe rreth lajmeve që qarkulluan pak kohë më parë rreth tij dhe ish-banores së “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati.

“Pjesa me Loredanën ka qenë një gabim që e kanë keqkuptuar të gjithë. Ishte vetëm një rastësi që u hasëm bashkë. Unë isha në punë dhe thjesht u shoqëruam pak bashkë. Loredana është tërhequr për arsyet e veta, jo për këtë rast. Shkëmbyem disa mesazhe të vogla kur doli ky si lajm, por nuk kemi komunikuar më”, sqaroi Hyseni.