Banorët e “Big Brother VIP2” janë ndarë dje në çifte me dëshirën e tyre, pa e ditur se çfarë i priste. Teksa po mendonin se mund të kishte lidhje me nominimet, ato morën vesh se në fakt ishte për një lojë mjaft të bukur me bojëra.

Më konkretisht bëhej fjalë për një lojë me pyetje duke u përgjigjur, “E vërtetë” ose “E gabuar”. Sipas çifteve të ndara ata duhet të qëndronin paralel me njëri-tjetrin në dy anët e pishinës.

Në oborr, në një lartësi të vogël ishin vendosur dy kova me bojë, njëra prej tyre “përfaqëson” përgjigjen e vërtetë, ndërsa tjetra të gabuarën.

Nita Latifi dhe Bledi Mane ishin bashkë dhe të dy e gjetën përgjigjen e saktë, duke i shpëtuar kovës.

“Kam pirë aq shumë një herë sa që më kanë harruar brenda në lokal e kam fjetur”, ishte ‘sekreti’ i Nitës që Bledi do thoshte nëse është e vërtetë apo e gabuar.

Gazetari tha se nuk është e vërtetë dhe Nita e konfirmoi, duke i shpëtuar kështu kovës me bojë. Por në fakt këngëtarja u ngatërrua dhe mori e tërhoqi litarin e kovës, duke e lagur Bledin.