Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Të ftuar ditën e sotme në “E Diell”, Nita, Bledi dhe Ronaldo janë përballur me njëri-tjetrin për herë të parë pas shumë ‘thumbave’ mes njëri-tjetrit në rrjete sociale. Përveç kësaj Nita ka kënduar për herë të parë këngën e saj më të re, por ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte veprimi i Bledit, i cili nuk iu bashkua grupit bashkë me Nitën, por u largua nga skena dhe qëndroi ulur te shkallët.