Një debat i fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, mes Keijsit dhe Brikenës. Situata nisi krejt papritur, në një moment që fillimisht dukej i qetë dhe pa asnjë ngarkesë emocionale.
Të dy banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke shijuar akullore së bashku me banorë të tjerë. Në një moment Brikena iu drejtua Keijsit me shaka, duke i thënë se e kishte parë “me këmbët përpjetë”.
Komenti, i cili nga ana e saj u perceptua si humor, nuk u prit aspak mirë nga Keijsi. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe mjaft i ashpër.
Banori e akuzoi atë për sjellje të pahijshme dhe për kalim të kufijve të respektit, duke e kthyer situatën në një debat të nxehtë përpara banorëve të tjerë.
“Niveli yt janë këmbët përpjetë? The e mban akulloren në gojë gjithë ditën”, iu drejtua ai Brikenës, fjalë që ndezën edhe më shumë tensionin mes tyre.
Ndërkohë Ina që ishte aty vetëm qeshte me fjalët e Keijsit dhe mbështeste fjalët që ai thoshte.
“Këtë lloj fjalori duhet të përdoresh që të përshtatesh me Brikenën, të jesh në një nivel, përdor këtë lloj fjalori”, tha Ina, më pas i drejtohet Keijsit që t’a lërë me aq se është turp.


