E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ishte Ilnisa Agolli moderatore e emisionit “Flet” që pritet të fillojë më 26 Mars në Top Channel. Duke treguar disa nga detajet më të reja të këtij sezoni ajo nuk harroi që të komentonte edhe Reality Show-n më të ndjekur BBVIP. E pyetur në lidhje me Françeskën pas debatit që ato patën në BBVIP Fun Club ajo u shpreh kështu…
Pjesë nga biseda:
Niko: Çfarë ndodhi me…?
Ilnisa: Nuk e di se çfarë ndodhi, me kë?
Lei: Me Françeskën…
Ilnisa: Kush është Françeska?
Niko: Ka qenë me ty, por mbase nuk e mban mend…
Ilnisa: Herë pas here më kujtohet (qesh). Jo, realisht nuk e njoh
Anton: Nuk përdornit të njëjtin helikopter të dyja?
Ilnisa: Unë i hipi pa ekspozuar, gjithë jetës i kam hipur po pa u ekspozuar.
Niko: Jeta luksoze e Ilnisës është private…
Jonida: Pra Big Brother nuk mbaron Ilnisa?
Niko: Ilnisa ishte shumë e qetë aty…
Ilnisa: Jo, shiko se unë te ju kënaqem, ju dua kemi një energji të mirë, e mbështesim njëri-tjetrin punojmë çdo ditë në ekran nuk është se ‘ne i futëm këmbët sot’ po edhe nëse do t’i kishim futur këmbët sot e duam shumë atë gjë, ka dy lloje sterotipesh, ka një ambicie të sëmurë e cila ‘duhet vizituar’ dhe është dashuria për të bukurën, për të vërtetën për artin, për njeriun që ti ke brenda.
