Brikena Selmani ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël nga jeta e saj private, duke prezantuar anëtaren më të re të familjes. Bëhet fjalë për një qenushe të vogël, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin “Diva”. Siç ka treguar vetë Brikena përmes një postimi në Instagram, emri është zgjedhur nga partneri i saj, Mateo.

“Mirë se erdhe Diva. Emrin ia ka lënë Mateo”, shkroi ajo krahas fotografisë. Në imazhin e publikuar, Mateo shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushen, duke treguar se qenusheja e re është pritur menjëherë me shumë dashuri në shtëpinë e tyre. Ardhja e Divës vjen pas një periudhe me disa zhvillime në marrëdhënien e çiftit. Brikena dhe Mateo, të cilët u afruan gjatë “Big Brother VIP Albania 5”, përjetuan një periudhë ndarjeje pas përfundimit të formatit, por më vonë vendosën të riktheheshin sërish bashkë.


