Programi i fundjavës “E Diell” vijon të tërheqë vëmendjen e publikut, jo vetëm për temat e trajtuara, por edhe për dinamikat mes moderatoreve që e drejtojnë. Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë ndër emrat më të spikatur të këtij sezoni, secila me rolin e saj në rubrika të ndryshme.
Së fundmi, në fillim të programit Egli është pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e rubrikës “Trotuar”, ç’ka do ta vinte përballë Xhenetës në një ballafaqim të drejtpërdrejtë.
Një skenar i tillë do të ngjallte interes maksimal tek shikuesit, duke qenë se të dyja përfliten shpesh për raportet e tyre të ndërlidhura me reperin Gjesti – Egli nga përvoja e saj në “Big Brother Albania” dhe Xheneta nga ajo në “Big Brother Kosova”.
E pyetur për këtë mundësi, Egli zgjodhi të mos japë një përgjigje të prerë, duke theksuar:
Këtu duhet ta rimendoj
Kjo deklaratë la të hapur mundësinë, por edhe tregoi rezervën e saj për të hyrë në një përballje të tillë.
Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur hapur për marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën, publiku vijon t’i shohë Egli Tako dhe Xheneta Fetahun si rivale.