I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Bernard Hulme. Ai ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë, ka sqaruar deklaratën që bëri në lidhje me tre djemtë që ai ka bindjen se janë homoseksualë.
Patjetër që ishte një bindje që ishte e bazuar nga bisedat që kam bërë me tre banorët. Ishte e bazuar në sjelljet e tyre dhe bindja e plotë vjen tek fakti që unë isha shumë i theksuar në faktin që ata kanë pikëpyetje. Asnjeri nuk ka të drejtën të deklarojë diçka dhe kjo vjen si rrjedhojë e këtyre që sapo thashë, sjelljeve dhe bisedave.
Pra ai sqaroi se ka bindjen bazuar tek sjelljet dhe bisedat që ka bërë me banorët, por cila ka qenë qasja me publiku dhe si e kanë pritur njerëzit gjatë këtyre ditëve në Tiranë?
Dalja në Tiranë ka qenë pjesa intensive, gjumin e bëja me orë shumë të vogla. Pastaj në emision dhe në intervista prandaj më ka rastisur të dalë shpesh në Tiranë. Duke marrë parasysh që komentet nuk kanë qenë të gjitha pozitive, pritja ka qenë pozitive dhe u befasova pa masë.
A kishte Bernardi frikë kur të dilte jashtë se si do të ishte pritur?
Jo, absolutisht. U befasova në fakt se sa pozitive ishin reagimet në përgjithësi. Frika është një gjë që unë e kam kaluar. Thjesht nuk ka qenë e pranishme frika tani.



