Në episodin më të fundit të The Kardashians, ylli televiziv Khloé Kardashian ka folur për një mashkull të ri të mundshëm në jetën e saj. Gjithçka filloi kur ajo shoqëroi motrën e saj Kim Kardashian në sfilatën magjepsëse të modës Dolce & Gabbana në Milano. Kim kishte planifikuar të lidhte Khloé-n me askënd tjetër përveç aktorin titalian, Michele Morrone, i njohur për rolin e tij në filmin “365 Days”.

Gjatë një rrëfimi, Khloé tha:

Mendoj se ai është shumë seksi. Ai është tamam burrë. Unë dua një burrë të mirë. Ai është padyshim seksi, i gjatë dhe muskuloz. Unë mund ta shoh atë si, uf… Ai është shumë i mirë.

Ajo shprehu gjithashtu dëshirën e saj për një fillim të ri, duke thënë:

Kam pasur një vit pak të vështirë, kështu që jam e emocionuar që jam në një mjedis të ri dhe kam energji të re.

Në sfilatën e Dolce & Gabbana, Khloé dhe Michele u gjendën të ulur pranë njëri-tjetrit. Khloé nuk humbi kohë duke e prezantuar Michele me miqtë e saj në prapaskenë. Para disa kohëve Khloe zbuloi se i është hequr një tumor i rrallë nga fytyra pas spekulimeve për një fashë që po mbante.