Spektakli i madh i mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP 5” pritet të jetë me deklarata të pazakonta dhe me një surprizë për një prej banorëve.
Në promon e spektaklit të publikuar në faqen zyrtare në “Instagram”, thuhet se do të flitet dhe për prishjen e një aleance, kush tradhtoi kë?
“Dasma Selin-Gimbo, nisi me trazira dhe përfundoi me lot…
Prishja e një aleance, kush tradhtoi kë?
Një deklaratë e pazakontë nga Brikena…

Një surprizë pas shumë kohësh për një prej banorëve!
Big Brother VIP, të shtunën ora 21:00 me Ledion Liçon, në Top Channel”, shkruhet bashkëngjitur me videon e promos.