Madonna gjithmonë ka qenë një ikonë e muzikës, e cila njihej për stilin e saj ekstravagant dhe të “çmendur”.
Megjithatë, duket se nevoja për vëmendje kohët e fundit, mes gjithë konkurrencës nga yjet e tjerë, po e shtyn mbretëreshën e pop-it të bëjë gjëra të pazakonta, si për shembull të pijë ujë nga tasi i qenit.
Në videon e fundit të postuar në Instagram, përveç pozave provokuese, diva shfaqet duke pirë ujë nga tasi i qenit. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat e saj, të cilët e kanë kritikuar.
View this post on Instagram
“Po bëhet gjithnjë e më e turpshme. Nuk është më e lehtë të jesh fansi yt”, shkroi një përdorues i Instagramit.
Një i dytë shkroi: “[Çfarë dreqin] i ka ndodhur Madonës?”
Duke i bërë jehonë mendimeve të tyre, një përdorues tjetër komentoi: “Çfarë të ka ndodhur?!? Po pini nga një tas qeni?!
“Ju lutemi jepni një pushim… Nuk është një pamje e mirë,” shkroi një fans i katërt.
Videoja më e fundit e Mbretëreshës së Popit në Instagram vjen pas një sërë postimesh që fansat i kanë konsideruar “shqetësuese”. Të shumtë janë ata që mendojnë se ajo ka nevojë për një psikolog pasi shëndeti i saj mendor nuk ëhstë mirë dhe nevoja për të qenë ende në qendër të vë,endjes nuk po i bën mirë.