Një ditë më parë ishte i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, stilisti Niko Komani. Ky i fundit ka njohur publikun me trendet e vjeshtës si dhe ka komentuar veshjet dhe stilet e disa nga figurave më të dashura televizive.

Për Grida Dumën, Niko Komani u shpreh:

“I urrej rripat por i përdor nëpër punë. Grida ka theksuar belin, do të doja pantallona pak më të gjera të krijojnë pak më shumë autoritet edhe më serioze. Unë mendoj se Grida ka thyer tabu në emisione serioze, më pëlqejnë gjetjet pa dalë nga korniza. Grida është një ikonë, star i prime time, zbulim”.

Më pas stilisti ka komentuar edhe moderatoret e njohura:

“Stili i Krisës më pëlqen, më pëlqen më shumë stili i saj se ai në emisione. Në përgjithësi jam kundër sandaleve dhe getave, jo për një look të tillë.

Jo stili i Elonës se ajo vesh shumë ngjyra, më pëlqen më shumë përditshmëria e Elonës se në ekran, në përditshmëri është super moderne”.