Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Këtë vit Big Brother Vip vjen sa më pranë jush në një transmetim ekskluziv në YouTube nga Top Albania Radio.

Në natën e madhe të finales përveç finalistëve, rëndësi të madhe kanë gjithashtu edhe të gjithë ish-banorët, të cilët kanë qenë qenë ata që kanë hapur spektaklin me këngën që kanë realizuar. Në këtë këngë shumë prej ish-banorëve më të përfolur kanë cekur pak nga ngjarjet e këtij edicioni që do të mbahen mend për shumë gjatë.