E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë nutricionistja Diola Dosti. Ajo na ka dhënë këshillat e saj për të qëndruar më të shëndetshëm tani që po afron dhe periudha e verës, si dhe nga çfarë duhet të kemi kujdes…

A mund të përdoren suplementet nga gratë shtatzëna apo adoleshentët? A duhet të ketë kujdes më të shtuar për disa kategori njerëzish të caktuar?

Suplementet nuk mund të merren nga të gjithë. Ne jemi organizma të ndryshëm, reagojmë në forma të ndryshme dhe kemi atë që në gjuhën e biokimisë quhet individualitet biokimik. Pra, kjo do të thotë që edhe një kokërr mollë mua mund të më bëjë mirë dhe dikujt tjetër mund t’i bëjë keq, e jo më tepër suplementet. Kështu që, gjithmonë ppërpara se të marrin suplemente, e para njëherë nuk duhet të kenë ndonjë terapi medicinale apo ilaçe të ndryshme që ata përdorin, sepse mund të ketë kundërindikacione. Pra, nëse ka ndonjë sëmundje të caktuar, duhet patjetër të konultohen me mjekun e tyre përpara shtimit të suplementeve që mund të marrin. Gratë shtatzëna në mënyrë shumë të kujdesshme, duhet të konsultohen me gjinekologun e tyre përpara se t’i konsumojnë. Të gjitha kategoritë, duhet një lloj konsulte, ose idealja fare do të ishte që të bënin analizat përpara se të merrnin një suplement të caktuar, sidomos nëse flasim për suplemente që kanë përmbajtje të vitaminës D3 me vitaminë K2, sepse mund të jetë për shembull një person që merr hollues gjaku dhe nuk mund të marrë vitaminën K2 bashkë me D3. /TAR/