Në një intervistë të bërë së fundmi, ish-reperi i njohur Fero Fera ka folur për marrëdhënien e tij me ish-partneren Arbenita Ismajli dhe ka sqaruar akuzat për dhunë që kanë qarkulluar për të.
Fero ka theksuar se asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë ndaj Arbenitës, përveç një rasti të veçantë që sipas tij, ajo e ka kërkuar vetë.
Ai shpjegoi se kur ata ishin në një lidhje dhe po shikonin filmin “50 Shades of Grey”, Arbenita i kërkoi që të sillej si aktori kryesor i filmit, duke krijuar një situatë që përfundoi me një moment intim.
Fero ka pohuar se ajo ka bërë disa foto gjatë asaj periudhe dhe më pas i ka ruajtur ato për vete. Sipas tij, ajo ka kërkuar që të vepronte në atë mënyrë, dhe nuk ka pasur asnjë qëllim dhune nga ana e tij.
Gjithçka ishte e planifikuar prej saj. Mi bëri disa pyetje. Po, që na ka ndodhur njëherë me nënën e vajzës, ku unë kam ushtruar një lloj dhune ndaj saj. Ka qenë kur kemi qenë në dashuri dhe kemi qenë duke parë filmin “50 shades of Gray”. E kemi pare filmin dhe ajo donte të veproja unë si aktori. Ka ndodh një marrëdhënie dhe kur ndodhi ajo ka fotografuar veten. Ato foto i ka ruajtur.
Fero gjithashtu ka komentuar një urdhër mbrojtje që Arbenita ka kërkuar ndaj tij në Maqedoni, dhe ka theksuar se gjithçka ka qenë e planifikuar nga ajo.
Ai ka pohuar se ndodhi një keqkuptim, por ka insistuar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj Arbenitës në asnjë rast tjetër, duke e cilësuar si një “keqkuptim të ndodhur gjatë marrëdhënies”.
Duke u përgjigjur pyetjeve, Fero ka shtuar se është ndjerë i padrejtësuar për akuzat dhe ka pohuar se gjithçka që ka ndodhur është pasuar nga një keqkomunikim mes tyre.

