Egli Tako në rrëfimin për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP 4” është shprehur se vendimi për të qenë pjesë e këtij formati më frikësonte.

Finalistja tregoi se kur ka hyrë për herë të parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka qenë e mpirë nga emocionet, por nuk e ka dhënë veten.

Egli ka kujtuar momentin më të bukur, kur i ka shpëtuar nominimit të pare. Ndërsa si momentin më të vështirë ka përmendur momentin kur ajo vendosi që të dilte nga shtëpia.

“Vendimi për të qenë pjesë e këtij formati më frikësonte. Kam patur shumë pikëpyetje në kokë, kam patur dyshime dhe kam qenë i vetmi njeri që kam qenë optimist për këtë ndërmarrje timen. Po e kisha një besim të thellë te vetja që duhet ta jetoja këtë eksperiencën dhe të mos vazhdoja të jetoja me ‘po sikur të kisha qenë? Po sikur të kisha thënë po?’. Ndjesia e ditës së parë kur kam hyrë në shtëpi, kam qenë e mpirë nga emocionet. Nuk doja ta jepja veten, përpiqesha ta kamufloja. Po përballesha me një ambient që nuk e njihja, me një ambient aq të bukur, me një shtëpi aq të madhe, ku e dija që në atë sekondë, nga ai moment, diçka në jetën time kishte për të ndryshuar.

E dija që aty brenda në një formë a në një tjetër do të ndërtoja disa kujtime, të cilat do i ruaj për gjatë gjithë jetës sime. Fillimisht kam gjetur një ambient mikpritës, kam gjetur njerëz që më kanë vlerësuar, që i kanë njohur anët e mia pozitive, karakterin tim, faktin që jam empatike, zemrën time. Ajo që nuk kam pritur është fakti që Big Brother është një terren i egër. Momenti më i bukur ka qenë kur shpëtova nga nominimi im i parë. Isha një banore e mbytur nga pasiguritë, nuk kisha asnjë lloj vetbesimi. Kam thënë ky është momenti të provosh veten tënde.

Moment më i vështirë kur më është dashur të marr vendimin për të lënë shtëpinë e Big Brother. Një ditë që nuk do ta harroj asnjëherë. Ka qenë dita kur e kam gjetur veten totalisht pa asnjë fuqi më tepër për të vazhduar përpara. Raporti me Gjestin ka qenë sfidues, një raport i zhvilluar në kushte anormale. Gjesti është partneri im, mire a keq. Po jetoj me një Gjest që po më shprehet se ndjen për mua, se do që të jetojmë bashkë jashtë mureve të asaj shtëpie. Një Gjest që më  puth, më përqafon, më përkëdhel. Mendoj se kam atë gjënë për të cilën luftova. Zgjodha të isha e vërtetë. Ja kam pranuar vetes të gjitha emocionet ashtu si më kanë ardhur. Big Brother është eksperienca dhe përvoja më unike që kam jetuar deri më sot. Të shpalos të gjitha dimensionet e tua”, tha Egli.