Ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Krist Aliaj, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Ai ishte i veshur i gjithi në të zeza, me një këmishë, një palë pantallona treçerek, këpucë dhe çorape të gjata.

Këtë veshje ia komentoi moderatori i njohur, Ed Manushi, i cili tha se “duket sikur sapo ka dalë nga stalla, ka mjelë lopët dhe ka dalë te klubi i fshatit të takojë vajza”.

Madje ai pyeti edhe Meri Shehun nëse veshja e Kristit ishte fashion dhe astrologia e njohur u përgjigj: “Fare jo”.

Pjesë nga biseda:

Manushi: Një lopçar nga Belgjika

Kristi: Jam veshur si futbollistët

Manushi: O re ç’futbollist. Me këtë veshje ti sapo ke dalë nga stalla, ke mjelë lopët edhe ke dalë te klubi i fshatit me takuar goca

Kristi: Mirë, por fashion

Manushi: Fashion nuk e di, fashion thua ti. Meri Shehu ekspertja ime e çdo gjë tashmë, është fashion kjo gjëja?

Meri: Fare jo.

Manushi: Meriton të jetë në tavolinë me ne?

Meri: Jo fare

Kristi: Meri është shumë fashion me atë të zezë