Mjafton një postim i Kim Kardashian në rrjetet sociale që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo. Së fundmi, 42-vjeçarja ka ndarë me miliona ndjekësit në “Instagram” një fotoalbum, ku ka promovuar produktet e reja të SKIMS. E pa asnjë dyshim ajo duket në superformë.
Në fotot në fjalë, Kim shfaqet me rroba banje të zeza, të cilat e tregojnë mjaft elegante. Ndërkohë nuk kanë munguar komentet për këto poza, qofshin ato të mira apo negative.
Trupi i saj i lyer me vaj, e rrethuar nga modelë meshkuj, e bën Kim Kardashian të duket mjaft provokuese. Rikujtojmë, se sherri mes motrave Kim dhe Kourtney Kardashian duket se nuk ka fund. Arsyeja e sherrit të tyre këtë herë ka qenë bashkëpunimi i Kim me “Dolce & Gabbana”.
Kourtney e konsideroi atë një “tradhti” pasi është shtëpia që i bëri fustanin e nusërisë në dasmën me Travis Barker në Itali. Në puntatën e fundit të reality show-t “Kardashians”, Kim komenton me nënën e saj qëndrimin e motrës së madhe duke thënë se nuk është e mundur të kthehesh kundër familjes.