Princësha e Norvegjisë, Märtha Louise dhe bashkëshorti i saj, shamani amerikan Durek Verrett, kanë reaguar publikisht pas thashethemeve që kanë qarkulluar mbi martesën e tyre.

Çifti, i cili u martua në gusht të vitit 2024 dhe historia e dashurisë së tyre u trajtua në dokumentarin e Netflix-it “Rebel Royal Couple: An Incredible Love Story”, është përballur me thashetheme që e cilësonin bashkimin e tyre si një “martesë livandë” — një term që përdoret për martesa që synojnë të fshehin orientimin seksual të partnerëve.

Në një video ironike të publikuar në Instagram, Märtha Louise dhe Durek shfaqen të habitur teksa pyesin:

Çfarë është një martesë livandë?

-ndërsa në skenat pasuese shfaqen të veshur me nuanca të livandos, përballë komenteve negative të ndjekësve.

Videoja përfundon me çiftin që tund kokën në shenjë mohimi, ndërsa Durek e ngre bashkëshorten në krahë dhe e sheh me dashuri.

Në mbishkrim lexohet:

Zakonisht nuk merremi me këto. Ne thjesht duam.

Në përshkrimin e videos, Durek theksoi:

Menduat se ishte livandë? Befasi. Është vetëm dashuri dhe trashëgimi.

Verrett, i cili është deklaruar si biseksual, ka qenë më parë i martuar dhe i fejuar përpara lidhjes me princeshën.

Në dokumentarin e Netflix-it ai tregoi se vajzat e Märtha Louise — Maud (22), Leah (20) dhe Emma (17) — e kanë njohur fillimisht si “mikun e saj më të mirë gay”, një mënyrë që, sipas tij, ndihmoi në pranimin e lidhjes së tyre.

Jam i lumtur që ua kishte thënë kështu në fillim, sepse ato janë vajza shumë të forta dhe më vunë në provë mjaft. Por kur kuptuan që ishim të dashuruar, më pranuan plotësisht

Pavarësisht kritikave dhe dyshimeve të publikut, Märtha Louise e përshkruan bashkëshortin e saj si “dashurinë e jetës”.

Të jesh e martuar është një ndjenjë e jashtëzakonshme, sidomos kur je e martuar me dikë që të do siç më do ai

-u shpreh princesha, duke mbyllur çdo dyshim rreth autenticitetit të lidhjes së tyre.