Në llogarinë zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” është publikuar video e promos së spektaklit të mbrëmjes së nesërme.
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë 6 banorë, ku deri më tani vetëm Selin ka siguruar vendin si finalistja e parë e edicionit të pestë të reality show-t.
Ndërkohë mes Brikenës, Mateos, Shëndritit, Mirit dhe Rogertit është hapur një televotim për të zgjedhur 3 finalistët e tjerë.
Nesër gjatë Prime do të zbulohen finalistët e BBV 5 dhe kush nga banorët do të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Gjysmëfinalja po vjen!
Një mbrëmje e jashtëzakonshme që i jep përgjigje çdo pyetjeje.
Kush do të sigurojë vendin për në finalen e madhe?
Kush do të lërë shtëpinë kaq pranë ëndrrës?
Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon në Top Channel”, shkruhet krahas videos së postuar në “Instagram”.



