Nuk mund ta mohojmë se bashkëshortja e futbollistit të njohur, Lionel Messi shkëlqente në postimet e fundit në rrjetin e saj social Instaagram. E gjitha kjo edhe falë shkëlqimit dhe magjisë së një koleksion të veçantë të diamanteve që ajo kishte zgjedhur për një bashkëpunim me argjendarinë e njohur Tiffany & Co. Antonela Roccuzzo e quajti “një nder” të veshësh pjesë të dizajnuara nga Jean Schlumberger dhe zbuloni koleksione të tjera ikonike nga Tiffany’s.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)

Në një video të shkurtër ajo kalon nëpër një dhomë me mure të bëra si diamante, e veshur me një fustan të bardhë elegant. Kjo mund të mos jetë vizita e fundit e Leo Messit dhe Antonela Roccuzzo në Tiffany’s. Kompania fitoi gjithashtu trofeun e kampionatit MLS, për të cilin Messi ende po lufton me Inter Miami CF.