Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka pak kohë që është bërë nënë për herë të parë. Ajo herë pas here ndan me ndjekësit e saj foto apo video të vogëlushit.
Së fundmi, artistja ka publikuar në “Instastory” një moment të veçantë nga jeta e saj personale. Ajo ka zbuluar se emri i djalit të saj, mesa duket është unik dhe i rrallë në Kosovë.
Në postimin në fjalë, Dafina ka treguar me krenari se djali i saj mban emrin “Daskan”, një emër që, sipas saj, nuk është i zakonshëm dhe është i vetmi i tillë në gjithë Kosovën.
Ndërkohë kujtojmë se për momentin ka vendosur të bëjë një pauzë të përkohshme nga muzika për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe djalit, fansat janë të bindur se Dafina do të rikthehet fuqishëm në skenë me projekte të reja dhe të suksesshme.
Ky hap tregon maturinë dhe prioritetet e këngëtares në këtë fazë të jetës, ku dashuria për familjen ka marrë vendin kryesor.