Në emisionin “Përputhen” një nga konkurrentët, përkatësisht Arditi ka ardhur me akuza të rënda kundrejt njërit prej konkurrentëve se e ka ngacmuar seksualisht. I pyetur nga moderatorja Megi Pojani për emrin e konkurrentit që ai pretendon se e ka ngacmuar, Arditi ka refuzuar të tregojë.
Më pas në studio është ndezur një debat mes djemve ku njëri nga konkurrentët, Gridi i acaruar i thotë që nuk ka të drejtë të prish imazhin e djemve duke bërë këto akuza që sipas tij janë shpifje.