Një histori tronditëse ka dalë në dritë pas publikimit të një dokumentari të ri, ku një çift amerikan arriti të infiltronin një sekt të mbyllur poligamist dhe të ndihmonin në zbulimin e një rrjeti të gjerë abuzimi seksual me fëmijë. Christine Marie, eksperte e psikologjisë së sekteve, së bashku me bashkëshortin e saj Tolga Katas, u vendosën në komunitetin e izoluar në Arizona, duke fituar gradualisht besimin e anëtarëve dhe duke u integruar në jetën e tyre të përditshme.
Gjatë kësaj kohe, ata arritën të afrohen me liderin Sam Bateman, i cili e kishte shpallur veten profet dhe ushtronte kontroll të plotë mbi ndjekësit. Ai organizonte martesa të shumta, përfshirë edhe me vajza të mitura, duke krijuar një sistem të strukturuar abuzimi.
Pa dijeninë e tij, çifti bashkëpunonte me FBI-në dhe dokumentonte çdo aktivitet, duke mbledhur prova kyçe për hetimin. Në disa raste, lideri kishte pranuar vetë veprime të rënda, përfshirë urdhra për abuzim seksual ndaj të miturave.
Operacioni kulmoi në vitin 2022 me arrestimin e Bateman dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa në vitin 2024 ai u dënua me 50 vite burg për krime të rënda që përfshinin rrëmbim dhe shfrytëzim seksual.



