Një rast i rrallë i hiperthymesisë po i jep shkencëtarëve një dritare të jashtëzakonshme mbi mënyrën se si truri njerëzor organizon kujtimet. Për një adoleshente, e identifikuar vetëm si TL, çdo moment i jetës është i regjistruar në mënyrë të gjallë; si fotografi të varura në rafta ose si ngjarje të vendosura në një “dhomë të bardhë” të mendjes. TL është një nga më pak se 100 personat e diagnostikuar me hiperthymesi, një gjendje që i lejon të udhëtojë mendërisht në të kaluarën e saj me detaje të jashtëzakonshme.
Ajo dallon nga të tjerët me këtë gjendje, sepse posedon një strukturë të veçantë të kujtesës, që organizon ngjarjet sipas kohës, hapësirës dhe emocioneve. Mund të “rishkruajë” përvojat me të gjitha ndjesitë, madje duke mbyllur kujtimet e dhimbshme në një “kuti të veçantë” dhe duke kaluar në “dhoma” të tjera për të menaxhuar emocionet dhe zemërimin.
Madje, ajo mund të “përjetojë” të ardhmen me të njëjtën qartësi si të kaluarën, një fenomen i njohur si episodic future thinking. Studimi mbi trurin e saj po ofron njohuri të rralla për mënyrën se si kujtimet formojnë identitetin dhe perceptimin tonë të kohës.




