Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

Ditën e sotme një person shumë i dashur dhe i rëndësishëm për Dafinën feston ditëlindjen dhe është pikërisht motra e saj. Këngëtarja ka postuar foto dhe video me të duke e uruar kështu me fjalët më të bukura.

“Çdo herë së bashku është kështu! Që kur ishim fëmijë! Jeta është një slitë me ty! Njeriu im hype! Motra/vëllai/shoqja ime më e mirë! Gëzuar ditëlindjen! Të dua shumë!”

 

Dafi është një nga nga ato artiste që përgjithësisht merr shumë komente pozitive dhe ndjekësit e duan edhe pse jo gjithmonë ndodh kështu, pasi ka dhe nga ata që ‘ushqehen’ duke ofenduar apo kritikuar. Siç ka ndodhur dhe së fundmi, ku para pak ditësh bukuroshja ndau një video në rrjete sociale ku shfaqej me një filtër Instagrami, i cili krijon imazhin e buzëve shumë të fryra dhe mori shumë komente negative lidhur me këtë video. Pasi reagoi me anë të një postimi ditën e djeshme, disa orë më parë artistja ka reaguar sërish teksa i është përgjigjur një ndjekëseje duke u shprehur se si një vajzë që prej vitesh është pjesë e showbiz-it, duhet të jetë e kuruar.