Meridian Ramçaj ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP 4”, si dhe situatat e ndodhura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

I pyetur se kush mendon se do të jenë dy finalistët e tjerë që do i bashkohen Rozanës dhe Laertit për në finalen e madhe, ish-banori i “Big Brother VIP 1” u përgjigj:

“Përveç Gjestit që e ka të fituar, mendoj se kush do të jetë finalisti tjetër. Për dinamikat e lojës, për çdo gjë, do të doja të shikoja Eglin në finale. Unë mendoj se i ka dhënë shumë “Big Brother”-it dhe është konsumuar shumë për formatin. Unë uroj që njerëzit ta përkrahin dhe t’i japin mundësinë që të jetë pjesë e finales. Mendoj se do të jetë një finale e bukur shumë  me Eglin dhe Gjestin aty brenda. Do të doja shumë dhe Loredanën, se është një personazh pozitiv, më pëlqen shumë. Ndoshta lidhja dhe fokusi me Jozin e mbajti pak të tërhequr, e bëri shumë vonë të futet në lojë, e ndikoi ndoshta emocionalisht dhe nuk e kishte fokusin shumë tek loja. Do të më pëlqente shumë dhe Loredana, por besoj se mund të jetë Gerta. Kështu që mendoj Gjesti dhe Gerta”.

Ndërsa i pyetur se si e mendon finalen nëse shkon Gjesti dhe Gerta, si do të jetë renditja, Ramçaj tha:

“Unë personalisht Laertin nuk e shihja as në finale të them të vërtetën. Kështu që për sa kohë në mendjen time nuk e shihja as në finale, nuk kam si e fus në vend të tretë. Shikoj një pod me Gjestin dhe Rozanën, që do të jetë shumë i fortë. Besoj se do të plotësohet nga Gerta në vendin e tretë. Edhe ajo ka pasur goxha dinamika brenda në shtëpi. Ne e kemi parë se si luajtur dhe sa ka luftuar Gerta”.