Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku gjatë intervistës ai zbuloi disa emra të personazheve të njohur që ka dëshirë t’i shohë në edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP”. Emri i parë që përmend ishte i Milaim Zekës pasi sipas Manes, ai është kontrovers.

Më pas tha për vajzën e Alfred Cakos pasi ky i fundit do të ishte një ‘tifoz i zjarrtë’ që do shkonte nëpër panele për të mbrojtur të bijën. Mane nuk e la me kaq, pasi përmendi edhe emrin e një politikani, atë të Erion Braçe. Sipas tij, Braçe është ‘grindavec, tekanjoz dhe që i shkon debatit’. Ndërkohë shtoi se vetë nuk do të rifutej më në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pasi publiku ka nevojë për fytyra dhe karaktere të reja.

Stelina: Po afron një edicion i ri i “Big Brother VIP”, kë mendon ti se do ishte një personazh që mund t’i jepte diçka publikut dhe është interesant për t’u parë?

Bledi: Kë do sugjeroja unë të futej aty brenda?

Stelina: Po

Bledi: Mendoj Milaim Zeka se është kontrovers dhe besoj se do pranonte. Vajza e Alfred Cakos, Helga.

Stelina: Është interesante

Bledi: Me aq sa e njoh, ka një lidhje të fortë familjare dhe Alfredi jashtë do të ishte një tifoz i zjarrtë, i çmendur që do të shkonte nëpër panele, do të mbronte vajzën. Ata janë një familje qytetare, që përkthejnë e botojnë libra. Ata janë mësuar me televizionin dhe famën. Tjetër, ka shumë personazhe Shqipëria. Erion Braçe do më pëlqente, është një grindavec, tekanjoz dhe një njeri që i shkon debatit. Besoj se do të qëndronte deri në fund besnik i ideve. Ne e njohim politikanin si ‘hajduti e maskarai’, nuk e njohim pjesën njerëzore.