“Një prej banorëve ka kërkuar të lërë shtëpinë… Për kë bëhet fjalë?”. Kështu thuhet në promon e “Big Brother VIP 5” të publikuar në profilin zyrtar të “Instagram”.
Gjithashtu në Prime do të diskutohet edhe debati i ashpër që ndodhi mes Rogertit dhe Selin. Ndërkohë të gjithë janë kuriozë të dinë se cili prej çifteve do të martohet në dasmën tradicionale të “Big Brother VIP 5”.
“Një debat si kurrë më parë, mes Rogertit dhe Selin…
Çfarë do të ndodhë?
Cili prej çifteve do të martohet në dasmën tradicionale të Big Brother VIP?
Një prej banorëve ka kërkuar të lërë shtëpinë… Për kë bëhet fjalë?
Me shumë zgjedhje dhe një surprizë ditëlindjeje, Big Brother Vip, të martën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel”, shkruhet bashkëngjitur me videon e promos.



