Pasditen e sotme Vëllai i Madh ka futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, një zarf të bardhë. Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli do të flasin për njëri-tjetrin.

Secili me radhë do të argumentojë se pse bashkëfinalisti tjetër nuk duhet që të fitojë këtë edicion të reality show-t.

Vëllai i Madh u kujton katër finalistëve se ky është një moment reflektimi për t’a parë lojën e tjetrit me sy kritik. Gjithashtu edhe një provë tjetër e sinqeritetit dhe guximit për të folur hapur.

 “Finalistë! Ju jeni katër finalistët që e përjetuat këtë rrugëtim deri në fund, me emocione, sakrifica, miqësi dhe përballje që kanë lënë gjurmë jo vetëm tek ju por edhe te publiku. Tani është momenti të ndaleni për një çast, jo për të folur për veten por për tjetrin. Bazuar në rrugëtimin, zgjedhjet dhe momentet e gjithsecilit, Vëllai i Madh iu fton të argumentoni pse bashkëfinalistët e tjerë nuk duhet të fitojnë këtë edicion, duke u ndalur te secili me radhë. Ky është një moment reflektimi për t’a parë lojën e tjetrit me sy kritik, por edhe një provë tjetër sinqeriteti dhe guximi për të folur hapur” , shkruhej në zarfin e bardhë.