Një moment që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Gjatë një bisede mes tyre, Gimbo i ka dhënë një puthje Selinit, e cila u largua menjëherë pas momentit të papritur.

Skena ka vazhduar më pas në oborr, ku bashkë me ta ishte edhe Greta, e cila dukej e habitur pasi nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur më herët mes dy banorëve.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të BBVA në “Instagram”, Gimbo dëgjohet duke thënë me humor:

“I frikësohem slow motion-it me të kuqe”.

Greta e pyeti menjëherë:

“Çfarë ke bërë të keqe tani?”.

Në atë moment, Selin i jep duart Gimbos dhe ai e tërheq duke i thënë:

“Hajde puthmë”

Selin qeshi dhe iu përgjigj:

“O budalla”.

Më pas ata shkëmbyen një puthje në faqe, ndërsa Greta i shikonte e habitur nga situata.

“Çfarë ka ndodhur tani këtu?”, pyeti ajo

“Gjithçka ka ndodhur, s’ka mbetur gjë pa ndodhur”, u përgjigj Gimbo me shaka.

Screenshot

Selin ndërhyri duke thënë:

“Si bën kjo sikur s’e di”.

Gimbo shtoi se Gretës i kishte treguar vetëm pak nga ajo që kishte ndodhur:

“I thashë që e putha Selinin”.

Ndërsa Selin e kundërshtoi menjëherë:

“Ti s’më puthe, se unë hoqa kokën”.

Momenti është komentuar gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa dinamika mes Selinit dhe Gimbos duket se po sjell emocione dhe situata të reja brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.