Një teori e pazakontë për jetën personale të aktorit të famshëm të Hollywood-it, Tom Cruise, po qarkullon sërish në rrjetet sociale, duke nxitur debat mes fansave për një detaj që duket më shumë se thjesht rastësi.

Sipas përdoruesve të platformës X (ish-Twitter), të tria ish-bashkëshortet e Cruise — Mimi Rogers, Nicole Kidman dhe Katie Holmes — kanë qenë 33 vjeç në momentin e ndarjes së tyre nga aktori i Hollywood-it.

Cruise u martua për herë të parë me Mimi Rogers në maj të vitit 1987, por martesa përfundoi pas tre vitesh.

Në dhjetor të vitit 1990, ai u martua me Nicole Kidman, me të cilën qëndroi për 11 vjet, deri në vitin 2001.

Martesa e tij e tretë me Katie Holmes filloi në vitin 2006 dhe përfundoi me divorc në vitin 2012, pas gjashtë vitesh bashkë.

Pasi u vërejt ky përkim, shumë fansa filluan të lidhnin moshën 33 me Scientology-n, besimin me të cilin Cruise identifikohet prej dekadash.

Sipas portalit “SheKnows”, themeluesi i Scientology-së, L. Ron Hubbard, e përshkroi numrin 33 si një simbol të “ndriçimit shpirtëror” dhe “udhëheqjes drejt fatit”.

Teoria ka ndezur diskutime të shumta online, duke i shtuar një tjetër dimension enigmatik jetës romantike të yllit të “Mission: Impossible”.

Në mes të gjithë këtyre debatave, është rikujtuar edhe një moment legjendar nga intervista e Nicole Kidman pas ndarjes me Cruise.

E ftuar në emisionin e David Letterman në vitin 2001, aktorja u pyet si ndihej pas divorcit dhe u përgjigj me një buzëqeshje ironike:

Epo, tani mund të vesh taka të larta.

Shaka që aludonte për gjatësinë e Cruise (rreth 170 cm) shkaktoi të qeshura në publik, ndërsa Kidman shtoi më pas me elegancë:

Është koha për të ecur përpara.

Kështu, ndërsa fansat vazhdojnë të kërkojnë kuptime të fshehta pas numrit 33, Tom Cruise vetë ka mbetur i heshtur ndaj teorive që po marrin dhenë në internet.