Menjëherë pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Arbana Osmani ka vendosur që të surprizojë mikeshën e saj, Xhemi Shehu, në orët e para të 4 janarit.
Ditën e sotme Xhemi feston ditëlindjen dhe Arbana ka shkuar në shtëpinë e saj, duke i dërguar edhe një buqetë me lule.
Moderatorja e dashur për publikum ka shpërndarë sot disa foto të tyre dhe një video të filmuar mbrëmë në shtëpinë e Xhemit. Kjo e fundit duket se është surprizuar vërtet nga ardhja e mikes së saj me një buqetë me lule për ta uruar.
“Gezuar ditelindjen vajzes me speciale qe kam fatin ta kem shoqe, moter, zemer. I love you. (P.s Sëipe për të parë ku vrapova mbrëmë pas shoët)”, shkruan Arbana.
View this post on Instagram
Ndërkohë në koment, Xhemi ka zbuluar se ajo ka qenë pa qejf mbrëmjen e djeshme dhe kjo vizitë ka qenë vërtet e këndshme për të.
“Nuk besoj se mund ta shpreh dot me fjale se sa shume te dua ..te kam zemrën time
Ps: u sherova mbreme”, shkruan Xhemi.