Tashmë ka nisur spektakli më i madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.
Vetëm pak më parë është prezantuar banorja e re e “BBV4”, e cila është Loredana Brati. Një vajzë vlonjate e lindur dhe rritur në Itali, e së fundmi jeton në Angli dhe punon si modele. Ajo është 25 vjeçe dhe tregon se është single dhe i pëlqejnë sfidat.