Prej disa javësh, Kiara Titon e shohim në ekranin e madh të Top Channel, duke moderuar krah Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës, spektaklin e humorit “Portokalli”.

Por përveçse e shohim çdo të diel në televizion, Kiara gjithashtu është edhe mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit e saj të shumtë video e foto si nga jeta profesionale ashtu edhe nga ajo private. Madje nuk mungojnë postimet as me të voglën e saj, Luna Mari Ejlli.

Të dielën, Kiara ka postuar në “Instastory” një video që ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka postuar Lunën teksa është afër televizorit dhe po ndjek “Portokallinë”.

“Një spektatore speciale, po sheh Portokallinë sonte”, ka shkruar moderatorja e dashur për publikun.

Kujtojmë se Kiara dhe partneri i saj, Luiz Ejlli, u bënë prindër për herë të parë më 30 prill 2024. Çifti i njohur nuk ka ngurruar që me fansat e tij të postojë foto dhe video të vogëlushes.