Stilistja Nensi Dojaka është shqiptarja në mesin e 20 më të mirëve të përzgjedhur nga një prej shtëpive më prestigjioze të modës, Louis Vuitton.

Nensi ka rritur që të bëhet pjesë e 20 stilistëve të rinj më të mirë të përzgjedhur nga “LVMH Prize”, të cilët kanë mundur të shkojnë në gjysmëfinale.

Ajo ka arritur të shkojë në gjysmëfinale, dhe në votimin digjital nuk marrin pjesë vetëm ekspertë por edhe publiku.

Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Prej Covid, ky edicion do të mbahet online në faqen e dedikuar lvmhprize.com nga data 6 deri më 11 Prill 2021.

Koleksioni i shqiptares së talentuar Nensi Dojaka renditet i 12, ku ju mund të jepni edhe votën tuaj për stilisten shqiptare.

Si të votoni:

Vizitoni faqen lvmhprize.com, ku do t’ju shfaqen 20 koleksionet e veshjeve, në pozicionin e 12-të renditet Nensi Dojaka.