Spektakli i madh i “Big Brother VIP 5” të shtunën mbrëma, pritet të jetë me dinamika mjaft të forta.

Nesër më në fund do të merret vesh se çfarë përmban zarfi i zi që hyri dje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe që anuloi televotimin e Kutisë së Pandorës. Të gjitha tashmë janë kuriozë dhe pyesin se ‘kush do të largohet?’.

Në promon e publikuar në faqen zyrtare të reality show-t në “Instagram” duket se do të ketë dhe një moment ku do flitet për Brikenën dhe Selin, nga mike në rivale…

Gjithashtu do të ketë surpriza emocionuese dhe hyrje të reja. E jo vetëm kaq, pas do ketë edhe një takim plot ballafaqime e të pathëna.

“Një zarf i zi ka anuluar televotimin e Kutisë së Pandorës. Kush do të largohet?

Brikena-Selin, nga mike në rivale…

Disa surpriza emocionuese dhe hyrje të reja…

Me një takim plot ballafaqime e të pathëna, Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel!”, shkruhet krahas promos së BBVip 5 për Prime-n e së shtunës.