E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Saide Buzi, e cila analizoi “Big Brother VIP 5” dhe rrëfeu detaje nga aksidenti i tmerrshëm që bëri.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” rrëfeu se para dy-tre muajsh ka patur një aksident të fortë. Ajo u shpreh se i kishte ndodhur diçka në familje dhe po nxitonte për tek ata kur ndodhi aksidenti.
Teksa po nxitonte për te vëllai që kishte bërë aksident, fatkeqësisht i ndodh e njëjta gjë edhe asaj.
“Kam pasur një aksident para dy-tre muajsh. Ishte një aksident i fortë, më kishte ndodhur diçka në familje dhe duke nxituar të shkoja tek ata e pësova dhe unë, një tragjedi në familje një tragjedi dhe unë. Mora mamin në telefon dhe më tha të shkoj shpejt sepse kishte bërë vëllai aksident, e ndërkohë që shkoj shpejt tek ai e pësoj dhe unë.
Ishte një eksperiencë e keqe. Pata dëmtime të shtyllës kurrizore, qëndrova gati një muaj shtrirë. E kam parandjerë që do bëja aksident. E dija. E kisha mendjen vetëm te vëllai”, tha Saide Buzi.



