Shakira Mebarak nuk harron lehtë tradhtinë e ish-futbollistit të Barcelonës dhe sa herë që mundet e sulmon, në dukje në mënyrë të kamufluar, në rrjetet sociale

Dhe përsëri e bën nëpërmjet një këngë të saj.

Këngëtarja kolumbiane ka paralajmëruar publikimin e një këngë të re, e cila nxit aludimet se është krijuar për të goditur pikërisht ish-partnerin e saj, me të cilin ka dy djem, Milanin dhe Sashën.

E vërteta është se artistja po lë mesazhe pothuajse në të gjitha krijimet e saj, mesazhe që duket të jenë direkt për Piquénë.