“Një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu si…”/ Në prag të muajit të Ramazanit, Selvije Jao bën dedikimin prekës për Shpat Kasapin!
“Ramazani po vjen, një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është..."
20:36 | 18 Shkurt 2026
Ditën e sotme Selvija, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka bërë një dedikim rrëqethës për të në rrjetin social Instagram në InstaStory. Selvije Jao nuk ndalet së ndari kujtime të këngëtarit.
Në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, ajo ka emocionuar me një postim, duke shkruar se pas ikjes së tij një vend në tavolinë është bosh.
Selvija postoi në InstaStory, një foto të saj me Shpatin, teksa u bën thirrje besimtartëve që të mos e harrojnë artistin në lutjet e tyre.
“Ramazani po vjen, një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin. Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij, Allahu e mëshiroftë. E juve Inshallah Allahu ua lehtësohftë e pranoftë këtë muaj të bekuar!” shkroi Selvija në postim.
Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, në datën 26 Nëntor, pas një sulmi në zemër. Ai ishte një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe numëron hite të shumta të dashura nga të gjitha grupmoshat. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ishte një idhull për shumë breza. Disa nga hitet e tij janë: “Valle Kosovare”, “Kush të ndau prej meje”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera. Kasapi la pas një djalë, Roelin, ndërkohë që dhe babai i tij është ndarë nga jeta në moshë të re, në rrethana të ngjashme.