Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka realizuar një set fotografik provokues, duke pozuar me të brendshme me motive lulesh.
Ylli i muzikës prezantoi fushatën e re të markës së saj të të brendshmeve, “Savage X Fenty”, përmes një serie fotosh të publikuara në rrjetet sociale. Në imazhe, ajo shfaqet e shtrirë në një divan, e veshur me reçipeta me lule, tanga dhe të brendshme të kombinuara në të njëjtin stil.
Në përshkrimin e postimit që publikoi të enjten, më 23 prill, në llogarinë e saj personale në “Instagram”, Rihanna shkroi:
“Një verë ‘shpërthyese’ po vjen.”
Që nga krijimi, marka “Savage X Fenty” është fokusuar në përfshirje dhe vetëbesim, me këngëtaren që merr pjesë aktive në promovimin e produkteve të saj, duke qenë shpesh vetë fytyra kryesore e fushatave.









