Moderatorja e njohur, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit një postim emocionues në “Instastory”, duke i kushtuar disa fjalë të ndjera partnerit të saj, këngëtarit Bardhi.

Në postimin në fjalë, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” shkruan se u bë ‘një vit i plotë që mban mbiemrin e djalit më të mirë në botë!’. Ajo e falënderon publikisht bashkëshortin e saj që e mbron, e drejton dhe e mbush me forcë dhe ambicie.

“Copëza ime e fundit e puzzle-t të lumturisë! Lutem të zgjasë përjetë ëndrra që po jetojmë”, shkruan ndër të tjera Sara.

Postimi i plotë i Sara Gjordenit:

Në vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë! Faleminderit që je me mua, që ndalesh dhe shikon tek unë atë që realisht ISHA dhe JAM. Faleminderit që më mbron, më drejton, më gëzon, më mëson, më mban gjallë me ambicie e forcë. Copëza ime e fundit e puzzle-t të lumturisë! Lutem të zgjasë përgjithmonë ëndrrat që po jetojmë, vetëm ne të dy, larg botës, larg fjalëve. Të dua çdo ditë e më shumë! 11/11

Çifti u njoh gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania”, ku lidhja e tyre nisi para syve të publikut dhe vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Sot, Sara dhe Bardhi janë prindër të një vajze dhe shpesh ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre familjare.

Ky postim vjen më 11 nëntor, një datë që duket se ka kuptim të veçantë për ta, si përvjetor i marteses. Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, duke e cilësuar shkrimin si një prej mesazheve më të sinqerta që Sara ka ndarë deri më tani.