Një modele ka zbuluar se si njerëzit janë shokuar kur kanë dëgjuar të shkuarën e saj të errët.

Toni Becker ka kaluar 14 vjet të jetës së saj e lidhur me drogën, pijet alkoolike dhe duke luftuar me një çrregullim të të ngrënit.

Diagnoza e saj e rëndë e shëndetit mendor e çoi atë në një rrugë të gabuar, e cila e pa atë të shtruar në spital dhe t’i afrohej vdekjes.

36-vjeçarja nga Afrika e Jugut, filloi të pinte pije alkoolike në moshën 12-vjeçare. Gjithashtu filloi që të merrte pilula diete me nivele të larta të ephedrinës – një stimulues i fortë i sistemit nervor qendror.

Ajo ishte 22 vjeçe kur shkoi për herë të parë për rehabilitim, për abuzim me alkoolin dhe anoreksinë.

Por edhe pasi doli nga rehabilitimi, ajo vijoi po njësoj. Madje shpeshherë vidhte, gënjente dhe manipulonte.

Vetëm kur ajo shkoi për herë të tretë në një qendër rehabilitimi, modelja ndryshoi pikëpamjen e saj për jetën.

Tani ajo ka 11 vite e martuar dhe edukon njerëzit, përfshirë fëmijët e shkollave, për gjendjen komplekse të shëndetit mendor.

Modelja tani ka grumbulluar 134,000 ndjekës në “TikTok” dhe 10,000 fansa në “Instagram”, ku ajo flet sinqerisht për problemet e saj të varësisë.