Mateo dhe Rogerti kanë debatuar, teksa po qëndronin në dhomën e gjumit. Fillimisht Rogerti ka folur me Mirin dhe më pas shkoi të fliste me Mateon, por ky i fundit nuk e priti mirë. Ai ka “shpërthyer” me tone të ashpra fillimisht, por që më pas u shoqëruan edhe me reagime të banorit.

Pjesë nga debati:

Mateo: Shpirt i shëmtuar.

Rogerti: Qetësohu djalë, nuk jam i dhunshëm.

Mateo: I dhunshëm je ti, je njëri aq i pisët dhe i fëlliqur. Je i dhunshëm me femrat, shpresoj mos të jesh i dhunshëm jashtë kësaj shtëpie.

Rogerti: A je budalla a bën vetë, ku kam treguar dhunë me femrat?!

Mateo: Ishalla o Zot nuk je i dhunshëm jashtë kësaj shtëpie, e kemi parë se si i tremb vajzat, si i heq jorganin, si futesh te tualeti i femrave. Edhe ai ordineri tjetër Miri që tani po të mbështet.