45-vjeçari me më shumë tatuazhe në Britani ka zbuluar se fëmijët ndonjëherë “tmerrohen” prej tij. Ata që kanë fobi thjesht “refuzojnë” ta shikojnë. I njohur si “King Of Ink Land”, ai tha se nuk ka bërë tatuazhe për 4 vjet, por ka plane të bëjë përsëri ndërhyrje në të ardhmen e afërt. Ai tha se, ndërsa reagimet e njerëzve mund t’i lëndojnë ndjenjat, ai ka mësuar të ndërtojë një lëkurë të fortë.

Unë jam vetvetja. E pranoj plotësisht se jam pjesë e një komuniteti jokonformist, larg asaj që shoqëria dëshiron si normale. Shpresoj vetëm që, nëse ndonjëherë e kaloj provimin e avokatisë në Mbretërinë e Bashkuar, bota të mos më shohë kështu atëherë. Unë jam ende një njeri nga brenda, pavarësisht sharjeve dhe murmuritjeve të njerëzve që më quajnë ‘Avatar’ ose ‘Mutant’. Kam një familje, një personalitet, interesa, aftësi dhe shumë më tepër.