Reailty show “Kepi i VIP”-ave do të nisë transmetimin shumë shpejt në ekranin e Top Channel. Autorja e programit, Olsa Muhameti, ka zbuluar dje disa detaje që pritet që të thyejnë rrjetin gjatë sezonit veror.

Muhameti tha për emisionin “Shqipëria Live” se xhirimet kanë nisur në Turqi, ku pjesë e tij do të jenë edhe shumë persona të njohur të ekranit.

Po ashtu, ajo zbuloi se Luiz Ejlli, do të jetë pjesë si i ftuar special që do të sjellë disa situata që kanë mbetur të hapura. E pyetur për bashkëpunimin me Kiara Titon si moderatore, Olsa tha se me atë nuk njihen shumë mirëpo tha se deri tani bashkëpunimi po ecën mirë.

“Unë me Kiarën njiheshim shumë pak, nuk kemi punuar kurrë bashkë, kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë, më pëlqen se është profesionaliste, nuk e reflekton as tek ne as tek stafi famën, është modeste, është e para që vjen në setin e xhirimit. Është korrekte, është pjesëmarrëse në të gjitha hallkat e programit, është një fillim bashkëpunimi”, tha Olsa.

Kujtojmë se pjesë e këtij reality-show janë disa nga ish-banorët e ‘Big Brother VIP Albania’.