Bashkëshortja e kryeminstrit të Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj, Anita, do të jetë anëtare e jurisë së "Top Talent" në Top Channel.

Programi me fokus zbulimin e talentëve në disa zhanera do jetë në transmetim për 10 javë rresht çdo të premte, duke nisur nga janari i vitit 2020.

Anita Haradinaj është gazetare dhe spikere e suksesshme e ekranit kosovar, e si pasojë ajo do të jetë pjesë e jurisë së "Top Talent".

E njohur si një nga prezantueset më të bukura të ekranit kosovar, Anita, bija e spikerit Mustafë Muçaj, u bë ndër gratë më të njohura në Kosovë, që në momentin e lidhjes së saj me njërin nga politikanët e njohur të Kosovës.

Anita që ishte një vajzë shumë e urbanizuar në kuptimin e të qenurit e pranishme në çdo eveniment për të rinjtë, u shndërrua në një zonjë, që i rrinte në krah bashkëshortit në çdo rast. Ndryshe nga liderët e tjerë të Kosovës, që shumë rrallë marrin me vete bashkëshortet, Ramushi nuk dilte askund pa Aniten në krah.

[gallery ids="948989,948990,948991,948992,948993,948994,948995,948996,948997,948998,948999,799345,799338,799337"]