E dashura e Francisco Conceição dhe motra e saj binjake tërhoqën vëmendjen në ndeshjen ndaj Kolumbisë në Kupën e Botës. Matilde Neiva, partnerja e sulmuesit portugez, ishte në tribunë së bashku me motrën e saj binjake Maria për të ndjekur sfidën, e cila përfundoi në barazim 0-0 dhe i siguroi Portugalisë vendin e dytë në Grupin K.

Dy motrat, të veshura me fanellën e Portugalisë, u filmuan në momentin kur reaguan me habi pas një rasti të humbur nga portugezët në fund të pjesës së parë. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë tifozë komentuan më shumë reagimin e tyre sesa ndeshjen.
“Janë binjake? Dhe pse janë kaq të bukura?”, shkroi një përdorues në rrjetet sociale. Një tjetër komentoi: “Madre mia”, ndërsa një tjetër ironizoi duke thënë: “Ishin momenti më interesant i Portugalisë sonte.” Portugalia ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Botërorit, ku do të synojë të rikthehet te fitoret pas barazimit pa gola ndaj Kolumbisë.


