Ky mund të jetë një nga lajmet më të papritura të ditës për të gjithë ata që e njohin reperin Tyga dhe rockeren Avril Lavigne. Të dy këta yje të muzikës u panë në shfaqjet e Javës së Modës në Paris gjatë ditëve të fundit dhe konfirmuan se kanë një lidhje. Dyshja nuk kanë munguar në ndonjë event të madh së bashku, janë ulur gjithmonë pranë njëri-tjetrit por ende kishte dyshime për lidhjen e mundshme. Në një moment të shkurtër kur paparacët po i rrethonin, ndodhi momenti kyç që vërtetoi gjithçka. Një nga ata fotografë ka kapur momentin kur Tyga i afrohet Avril Lavigne dhe e puth me pasion.

Avril Lavigne së fundmi ka ndërprerë fejesën me Mod Sun, i cili nuk po kalon kohë të mira pasi u zyrtarizua lajmi për lidhjen e saj me Tyga-n. Ylli i rrokut “Flames” postoi disa mesazhe të fshehta duke falënderuar mikun e tij për mbështetjen e tyre. Ja çfarë shkruan ai:

Jam shumë mirënjohës që kam miq të vërtetë që do të rrinë në telefon me mua për 2 orë. Nëse i keni ata njerëz në jetën tuaj, mos i lini të shkojnë.

Shumë fansa donin të dërgonin mesazhet e tyre të mbështetjes, veçanërisht pasi lajmi për ish-in e saju u përhap në internet. Pati shumë polemika se si Lavigne dhe Mod u ndanë.